Politikë

Basha: PD ka gati planin për zhvillimin ekonomik dhe të punësimit

Shkruar nga Liberale
Basha: PD ka gati planin për zhvillimin ekonomik dhe të punësimit

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se PD e ka gati planin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale nuk kursen kritikat ndaj punës së qeverisë teksa thotë se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik dhe kapacitet njerëzor.

“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, ka kapacitetet e duhura njerëzore, por i mungon qeveria që punon për njerëzit dhe lufton korrupsionin. Ne kemi tashmë gati planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri”, shtoi Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH