Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ndodhet në Strasburg, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në nisje të punimeve të Asamblesë Parlamentare të KiE Basha është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm dhe të sapozgjedhur të Këshillit të Europës, Alain Berset.
“Kënaqësi takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të sapozgjedhur të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në nisje të punimeve të Asamblesë Parlamentare të KiE në Strasburg”, theksoi Basha në një postim të publikuar në rrjetet sociale.