
Zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Greqi ku foli ndër të tjera edhe për rëndësinë e heqjes së vizave me Bashkimin Europian dhe tha se ai personalisht ka luajtur një rol të rëndësishëm.
Më tej, Basha bëri edhe një premtim të madh, kur tha se ai do të arrijë të heqë vizat për shqiptarët me SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Është fakt dhe unë e di kur isha ministër i Jashtëm se sa raste kisha në ditë që të thyenin zemrën, të nënave që donin të shkonin të shikonin fëmijët që kishte 20 vite pa e parë, se nuk merrnin dot vizën. Të fëmijëve që kishin një hall për të zgjidhur me prindin por nuk merrnin dot vizën. Janë halle fal Zotit të harrura, por janë halle që kurrë ndjesia e dhimbjes që ato familje përjetonin, familjet tuaja, familjet tona, nuk mund të shlyhet nga mendja.
Pra kjo ishte një forcë dhe një motvim i jashtëzakonshëm që më shtyu t’i përkushtohesha me gjithçka një procesi i cili sot merret si i mirëqen por që ishte shumë i vështirë. Madje për Edi Ramën në atë kohë të pamundur. E mbani mend si u thoshte njerëzve “pse Luli do ua heqi vizat”. E pra kur nisesh me një përkushtim jo thjesht politik por shpirtëror, kur e ndjen dhimbjen e bashkëqytetarit tënd në shpirt dhe kur bën gjithçka për të arrir diçka plotësisht të mundshme, ke sukses dhe ne arritëm t’i hiqnim vizat për Bashkimin Europian dhe t’u jepnim shqiptarëve mundësinë për udhëtime pa viza në zonën Shengen.
Ishte një kohë kur ishim krah për krah me Kroacinë në anëtarësimin në NATO. Dhe sot jemi në të njëjtën tavolinë si Republika Helene, si Greqia në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe të vlerave në botë në NATO. Dhe t’ia themi këtu nga Athina, t’ia kujtojmë kryeministrit që tavolina ku e kam ulur Shqipërinë, është e vetmja tavolinë ku ai ulet dhe sot e kësaj dite me partnerët Euroatlantik.
Kjo është një provë tjetër se kur ke një qeveri dhe një kryeministër që parësor kanë interesat e njerëzve, nuk ka asgjë të paarritshme. Dhe sot nga Athina, meqë përmendëm shembullin e Kroacisë që tani ëstë bërë anëtare e Bashkimit Europain dhe janë hequr dhe vizat me SHBA, dua ta përsëris zotimin tim se ashtu siç punuam dhe hoqëm vizat me Bashkimin Europian, do të heqim vizat për shqiptarët me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.