Pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi nga Vlora, Lulzim Basha nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje.
Nga Athina, ku ka shkuar për të takuar emigrantët shqiptarë, kreu i demokratëve euroatlantikë ka deklaruar se ishte kryeministri ai që pengoi projektin e tramvajit në Tiranë.
“Tramin e nuk e deshi Rama pasi nuk vidhte dot në këtë projekt si bëri me inceneratorët”, shprehet ai.
Lulzim Basha është shfaqur në krah të një emigranti shqiptar në Greqi, duke përsëritur refrenin e ditëve të fundit. Ai i është drejtuar Edi Ramës duke i thënë se shokët i ka në burg.