Politikë

Apeli shqyrton sot kërkesēn e ERION VELIAJT për "të shkuar në shtëpi"

Shkruar nga Liberale
Apeli shqyrton sot kërkesēn e ERION VELIAJT për "të shkuar

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton këtë të hënë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia.

Seanca është planifikuar për në orën 14:00.

Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur në shkurt të këtij viti nga Apeli i Posaçëm më 13 mars, është në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, i akuzuar për “korrupsioni pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.

Ndërkaq së fundmi, SPAK i ka shtuar edhe një akuzë tjetër Veliajt, atë të “fshehjes së pasurisë”.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH