Politikë

Ambasadat në mbrojtje të SPAK! Pas përplasjes me Dumanin, Meta tregon kushtin: Ja kur mund të kërkoj ndjesë!

Shkruar nga Liberale

Ambasadat në mbrojtje të SPAK! Pas përplasjes me Dumanin, Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar sërish prokurorinë e Posaçme dhe drejtuesin e saj Altin Dumani.

Në një konferencë për mediat, pasi u dha një deklaratë e Dumanit, ai tha se ky ishte kreu i SPAK dhe jo një sozi e shpikur nga Berisha.

‘S’ka nevojë gjykata të na pyesë sepse vendosim ne!’- tha Dumani në deklaratën e publikuar nga Meta.
‘Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për ta diskretituar. Kalojmë të torollaku (për Ramën). Ilir Meta ka një durim tipik strategjik. Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha.
Djegia e mandateve është një shërbim që ia ka bërë Basha Ramës, kjo është e vërtetuar.”

“Është fakt publik që Meta për shkak të interesit publik, shtyhu zgjedhjet dhe datën e zgjedhjeve që vendosi Meta më pas, e caktoi vetë Lulzim Basha, më 10 tetor”,- tha ish-Presidenti.

I pyetur në lidhje me deklarata e ambasadave që dolën në në mbrojtje të SPAK, Meta tha se nuk ndikohet.

'Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta. Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht. Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë. Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se çfarë ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, në mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja. Kjo na habit se deklarata të tillë kanë bërë edhe shokët e McGonigolit, që merrnin para e puse nafte nga Rama'- tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH