Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar ndryshe sot në ditën e varrimit, shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada bën të ditur se iu ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë, të ndajnë mendimet e tyre për disa nga librat e Kadaresë.
“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postimin e ambasadës, ndërkohë më poshtë janë dhe mendimet e diplomatëve të SHBA-së.