Politikë

A do të ketë "shtrëngim duarsh" me Vuçiçin në Samit? Vjosa Osmani tregohet shumë e “PRERË”!

Shkruar nga Liberale

A do të ketë "shtrëngim duarsh" me

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u pyet nga gazetarët nëse do të zhvillojë një takim me homologun Aleksandër Vuçiç, gjatë punimeve të Samititi të Komunitetit Europian.

Para gazetarëve Osmani u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, e para për vetë natyrën e samitit, që nuk funksionon me takime bilaterale.

Politikania ka shtuar se takime të tilla zhvillohen në Bruuksel të ndërmjetësuara nga BE, ndërsa sot Prishtina është më shumë e interesuar që të zhvillojë bisedime me vendet e BE për t’i bindur që të heqin masat e vendosura ndaj saj.

“Në këtë samit nuk ka takime dy bilaterale. Takimet dy palëshe mes Serbisë dhe Kosovës zhvillohen në Bruksel. Na intereson më shumë të takojmë liderët e tjerë të be sidomos ata që duhet të bindim të na heqin masat”, tha ajo.

Më parë Osmani kërkoi që Shqipëria të vijojë të jetë e zëshme në mbrojtje të saj dhe në avokimin për heqjen e masave nga BE.

Mes të tjerash Osmani u tregua kritike edhe me BE-në, ku tha se i hapet dera atyre që shkojnë në Moskë dhe jo Kosovës që është e linjëzuar me politikat e Unionit, qoftë edhe atyre të sanksioneve ndaj Rusisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH