Një magazinë është përfshirë nga zjarri në fshatin Këllëz të bashkisë Gjirokastër.
Si pasojë e flakëve janë djegur materiale pune dhe një ton raki.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në kohë rekord në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur izolimin e flakëve.
Shkaku i zjarrit medohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike./vizionplus.tv