Nuredin Dumani dëshmoi sërish në procesin e dosjes Plumbi i Artë ku kësaj herë ka treguar se si i korruptonte punonjësit e policisë së shtetit.
Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor me krimin sipas tij.
Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha të TCH, të pranishme në proces, i penduari tha emrin e oficerit me inicialet K.G që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë “njoftonte për lëvizjet e Oltit ( Elton Kilës” një anëtar të grupit quajtur Henrik Hoxhaj. Ky i fundit më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.
Dumani më tej mësohet se ka treguar se korruptimi ka ndodhur në disa episode. Së pari ai ka treguar se i jepte lekë punonjësit te policisë në kufi kur ai sillte armë zjarri nga kufiri.
Në dëshminë e gjatë i penduari i drejtësisë është shprehur se disa here e kanë ndalur edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme por që është lënë i lirë duke i ofruar shumë parash nga 50 mije lekë të vjetra.
Një tjetër episod Dumani ka treguar dhe bashkëpunimin me një punonjës policie duke përmendur një emër në sallën e gjyqit.