Kronikë

Vrasja e Behar Sofias në 2021/ SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e atentatit

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Behar Sofias në 2021/ SPAK kërkon 35 vite burg për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Ky i fundit është në mungesë, pasi nuk është bërë arrestimi i tij.

Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar që Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar një grup kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj me radhë, deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH