Kronikë

Tritoli në shtëpinë e doganieres së Shkodrës/ Zbulohet PISTA e hetimit, por çfarë ka dëshmuar i biri në polici?

Shkruar nga Liberale

Tritoli në shtëpinë e doganieres së Shkodrës/ Zbulohet

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e djeshme në Shkodër, ku iu vendos tritol nga persona të paidentifikuar, 62 vjeçares Frida Sala, punonjëse e doganës. 

Policia dyshon se vënia e tritolit mund të ketë lidhje me djalin e 62 vjeçares Sala, si dhe konkretisht me bastet online.

Ditën e djeshme Frida Sala dhe djali i saj, Dori Sala janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës, ku kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt”- mësohet të ketë thënë djali i 62 vjeçares në polici.

Grupi hetimor ka përjashtuar pistën për shkak të detyrës së 62 vjeçares e cila punon pranë peshores në doganën e Hanit të Hotit, duke u përqendruar tek aktiviteti i të birit, që  dyshohet se përmes kompanisë së internetit, mund të jetë përfshirë në mirëmbajtjen e serverave online të kompanive të basteve. 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Tom Kola", rreth orës 03:40, Shkodër, ku persona të paidentifikuar vendosën tritol në banesën e FRida Salës. Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm  dëme materiale.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH