Kronikë

Tritoli në restorantin në Fushë Krujë/ Identifikohet autori, vihet në pranga bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga Liberale

Tritoli në restorantin në Fushë Krujë/ Identifikohet autori,

Një 41-vjeçar është arrestuar lidhur me vënien e tritolit në restorant “Brazili” në Fushë Krujë mbrëmjen e 31 janarit. Në pranga është vënë shtetasi Mondi Topalli.

Nga hetimet, lidhur me ngjarjen rezultoi se Topalli është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes, shtetasit Mirgen Zalla. Ky i fundit pasi ka vendosur lëndën plasëse në lokal është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e 41-vjeçarit të arrestuar.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit M. Z.

Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH