Kronikë

Tre të plagosur në aksidentin masiv, një prej automjeteve përfundon në kanal

Shkruar nga Liberale

Tre të plagosur në aksidentin masiv, një prej automjeteve

Një aksident ku raportohet se janë përplasur tre automjete ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas informacioneve paraprake raportohet për tre të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, pa rrezik për jetën.

Nga aksidenti njëri prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës, një automjet tjetër tip Benz në një pikë karburanti, ndërsa makina e fundit mbeti në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një manovër e gabuar e një prej drejtuesve të automjeteve. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH