Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec, në afërsi të fshatit Piskupat.
Drejtuesi i një mjeti furgon mallrash ishte duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në murin mbrojtës të aksit nacional.
Për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale. Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia tej normave të lejuara
Shërbimi zjarrfikës i Pogradecit ka punuar për pastrimin e vajrave në vendin e ngjarjes për të mos patur probleme me drejtuesit e tjerë të mjeteve që përdorin këtë aks kryesor nacional.