Kronikë

Sherr mes vajzash në Elbasan , njëra godet tjetrën me shkop gome

Shkruar nga Liberale

Sherr mes vajzash në Elbasan , njëra godet tjetrën me shkop gome

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Elbasan, ku dy vajza në moshën 21 dhe 24 vjeçare janë përleshur me sende të forta me njëra-tjetrën.

Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes në lagjen “11 nëntori” të qytetit.

21-vjeçarja është proceduar për dhunën e ushtruar, ndërsa materialet procedurale janë dërguar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për procedime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH