Kronikë

Sherr me thika në Gjirokastër, plagoset 19-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Sherr me thika në Gjirokastër,  plagoset 19-vjeçari

 

Një 19-vjeçar nga Gjirokastra, është arrestuar nga policia pasi qëlloi me një mjet prerës një person të njëmoshatar me të. Pas një debati për motivet të dobëta, 19-vjeçari A.Q ka nxjerrë biçakun që kishte me vete dhe ka sulmuar personin tjetër moshatar. Sulmi ka shkaktuar plagë të lehta dhe personi i prekur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për:

-shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një bashkëmoshatar të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia ka referuar në prokurori materialet ndaj një 17-vjeçari i cili goditi me grushte bashkëmoshatarin e tij.

“U procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij”, thueht në njoftimin e policisë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH