Kronikë

Shën Valentini u kthye në TRAGJEDI! Studentja ndërroi jetë në aksident tragjik, reagojnë pedagogët: Lutje për shpirtin tënd të bardhë

Shkruar nga Liberale

Shën Valentini u kthye në TRAGJEDI! Studentja ndërroi jetë

Disa ditë më parë, pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, ndërroi jetë në aksident automobilistik Megi Xhetani, e cila së bashku me partnerin po shkonte në Pogradec.

Në lidhje me këtë lajm tragjik, kanë reaguar edhe pedagogët e saj në degën e Gjuhë Letërsisë në Tiranë. Pedagogia Elsa Skënderi shprehet se apelit për emrin, shokët dhe shoqet e klasës iu përgjigjën se Megi nuk është.

“Në këtë sallë provimi duhej të ishte sot edhe Megi Xhetani, e reja që humbi jetën në aksident disa ditë më parë. Jeta është kaq e padrejtë dhe e hidhur ndonjëherë! Po shpresoja të mos ishte i vërtetë lajmi që dëgjova. Por apelit të emrave shokët e shoqet e grupit iu përgjigjën me zë të mekur. Megi s’është… Një lutje për shpirtin tënd të bardhë, Megi”, tha ajo.

Ndërsa, pedagogia Lili Sula deklaron se është e tronditur nga ky lajm i trishtë.

“E tronditur e pa fjalë për shuarjen e jetës në moshë kaq të re të Megit, studentes sime që spakaste për qetësi, kulturë qytetare dhe përkushtim për dije. Arsimi shqiptar jeton në bilance lufte;  përgjakje në ngjarje konfliktesh, aksidentesh rrugore, vrasjesh e vetëvrasjesh të vijueshme, duke shënuar rekordet më të zeza të historisë së tij. Dhimbje e pikëllim i madh për të shtrenjtët  e familjarët e Megit, për shokët e shoqet si dhe për pedagogët e të gjithë ata që e njohën studenten shembullore të Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë. U shua Megi për një çast në aksident rrugor e mori  krahë të dëlirë përjetësie në amëshim. Qofsh në lëndina Parajse Megi Xhetani e ndritsh terrin e këtushëm me shpirtin tënd të bardhë.

Shpirtërisht jam pranë familjarëve së saj e lutem që të gjejnë forcë të përballojë dhimbjen e pamasë të ikjes pa kthim të bijës së tyre”, shkruan pedagogia Sula.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH