Kronikë

Pas sherrit me tre persona në Kurbin plagoset me thikë 30-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Pas sherrit me tre persona në Kurbin plagoset me thikë

Plasgoset një 30-vjeçar në Kurbin, pas një sherri.

Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

I lënduar mbeti shtetasi me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili u transportua me urgjencë për në spital.

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH