Kronikë

Zhdukja pa gjurmë e Jan Prengës, SPAK paraqet prova të reja dhe zbërthen bisedat në SKY ECC

Shkruar nga Liberale

Zhdukja pa gjurmë e Jan Prengës, SPAK paraqet prova të reja dhe

Procesi i gjyqit për rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jan Prengës, ngjarje që tronditi opinionin publik në janar të vitit 2020, ka hyrë në një fazë të re në Apelin e GJKKO-së.

Në qendër të kësaj faze është kopshtari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, Festim Bexhdili, i cili u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë, vendim që u rrëzua nga Gjykata e Lartë duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në Apel.

Gjatë seancës së fundit, prokurorja e SPAK Elida Kaçkini paraqiti prova të reja në dosje, përfshirë komunikime të siguruara nga aplikacioni i enkriptuar “Sky ECC”, mes personazheve kyç të dosjes: Dritan Rexhepi, Altin Hajri dhe Gentian Doci, i njohur edhe si Genti i Funikut. Të gjithë këta emra janë të dyshuar si të përfshirë në rrëmbimin dhe eliminimin fizik të Jani Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamzë dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë në ambientet e “Golden Resort”.

Seanca e radhës është shtyrë për më 13 maj, ku pritet të shqyrtohen detajet e provave të reja dhe të vijojë procesi ndaj të pandehurit të vetëm të fashikullit të parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH