Kronikë

Pas konfliktit mes komshinjve, 27-vjeçari plagoset me armë zjarri në Velipojë (Emri)

Shkruar nga Liberale
Pas konfliktit mes komshinjve, 27-vjeçari plagoset me armë zjarri

Plagosje me armë zjarri në Velipojë.

I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka. Policia është në vendngjarje dhe ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve.

I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH