Një shkëndijë në rrjetin e brendshëm elektrik dyshohet të jetë shkaku i zjarrit, i cili orët e vona të ditës së djeshme përfshiu një institucion financiar në Gjirokastër.
Fillimisht zjarri përfshiu mjediset e një banke në lagjen ” 18 shtatori” të qytetit ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të lokalizuar flakët.
Sipas ekspertëve zjarrfikës u konstatua se zjarri ishte shkaktuar nga një masë elektrike te kondicioneri.
Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale në mjediset e punës së personelit të bankës.