Një 47-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.
“Rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A. P., 47 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.