Kronikë

NGJARJE e rëndë në burgun e Fushë-Krujës! 39-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

NGJARJE e rëndë në burgun e Fushë-Krujës!

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhir në burgun e Fushë-Krujës ku një 39-vjeçar, i identifikuar si Afrim Shaqiri, i cili vuante dënimin, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se i burgosuri është dërguar pa shenja jete nga burgu në qendrën shëndetësore të qytetit.

Nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi viktima ka qenë përdorues narkotikësh dhe trajtohej me metadon.

Trupi i tij i pajetë ndodhet në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës. Ngjarja po hetohet ndërsa do të kryhet edhe autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH