Një 32-vjeçare shqiptare tragjikisht ka humbur jetën në Itali. Tjetra, 36 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë. Të dyja u hodhën nga kati i katërt i një pallati në Genova, Itali. Ato janë dy motra me kombësi shqiptare. Tragjedia ka ndodhur përpara syve të fqinjëve të cilët kanë dëgjuar zhurmën e rënies së gruas së parë në oborrin e brendshëm dhe kanë thirrur për ndihmë, duke u përpjekur më kot të shpëtojnë të dytën.
E para që u hodh ishte Axhere Gjoni dhe pas pak u hodh edhe motra e saj e madhe. E para nga dy motrat po ndahej nga i shoqi. Më 10 janar gjykata do të vendoste për kujdestarinë e fëmijëve . Ndoshta gruaja kishte frikë se mos humbiste fëmijët e saj nga 3 deri në 9 vjeç. Katër fëmijët e vegjël ndodheshin në shtëpi, pikërisht ata me ndihmën e zjarrfikësve hapën derën e cila ishte e mbyllur nga brenda.
Sipas Mediave lokale, motra e vogël që vdiq ishte ndarë nga burri i saj dhe në të kaluarën e kishte denoncuar për keqtrajtim. Mirëpo, burri i dënuar me 8 muaj burg, mëngjesin e sotëm nuk ndodhej afër shtëpisë. Ai gjithashtu ishte ndaluar për t'iu afruar shtëpisë, dënim i cili skadoi në muajt e fundit. Motra e madhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spitalin e San Martinos.
/Liberale.al/