Kronikë

Nënë e bijë në qiell të hapur/ Shkrumbohet banesa në Memaliaj, vajza: E vendosa unë zjarrin!

Shkruar nga Liberale

Nënë e bijë në qiell të hapur/  Shkrumbohet banesa

Një banesë është përfshirë nga flakët në Memaliaj.

Shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur.
Brenda banesës ndodhej nëna Lavdie Shehu dhe vajza Majlinda Shehu.
Kjo e fundit ka pohuar se e ka vendosur zjarrin qëllimisht. Banesa që ndodhet në katin e poshtëm të një pallati të vjetër trekatësh është shkrumbuar plotësisht duke djegur edhe orenditë e pakta.

Dy vite më parë kjo banesë u përfshi sërish nga flakët dhe shkaku ishte sërish një qiri i ndezur. 4 anëtarët e familjes Shehu, nëna, vajza dhe dy djemtë janë me probleme të shëndetit mendor. Djali i madh prej një viti ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërsa tre anëtarët e tjerë jetojnë në Memaliaj, tashmë pa një banesë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH