Kronikë

"Në Shqipëri duan të më vrasin 16 persona"/ Dy zgjedhjet që i ofruan autoritetet e Dubait DURIM BAMIT për të dalë nga qelia

Shkruar nga Liberale

"Në Shqipëri duan të më vrasin 16 persona"/ Dy

Durim Bami, emër i njohur i botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore për ekstardimin e tij.

Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit të garancisë për tu paraqitur vullnetarisht në rajonin policor.

Bëhet me dije se Durim Bami ka refuzuar t’i përgjigjet tre e-maileve të dërguara në adresë të tij nga Policia e Dubait, të cilët kërkonin paraqitjen vullnetarisht të tij në rajon. Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij.

E ndërsa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar, Bami është mbrojtur me pretendimin se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre e-maileve të dërguara.

Megjithatë gjykata ka vendosur të lerë në burg, dhe pse ai ka kërkuar të mos e ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi sipas tij në këtë shtet i rrezikohet jeta, për shkak të 16 personave që kërkojnë ta vrasin.

Tashmë raportohet se ai është vendosur përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër, ku ai e ndjen veten të sigurtë ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Kujtojmë se Durim Bami herën e parë u ndalua për llogari të SPAK-ut në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm, kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH