Tre persona të cilët kërcënuan një 36-vjeçar me video intime për t’i marrë 20 mijë euro janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtrëngimi” u arrestuan shtetasit A. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024.
Sipas bluve, më datë 24 tetor u arrestua në flagrancë duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi S. S., 23 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime.
Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.