Kronikë

MASAKRA me 4 viktima në Dobraç/ Vetëdorëzohen në polici dy personat e shpallur në kërkim, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Shkruar nga Liberale

MASAKRA me 4 viktima në Dobraç/ Vetëdorëzohen në

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës të shoqëruar nga avokati i tyre Sokol Tahiraj.

Policia e Shkodrës, në nëntor 2024 shpalli në kërkim Troshanin dhe Sakicën në lidhje me masakrën e Dobraçit ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha dhe bashkëshorti Bashkim Basha ndërruan jetë pasi u përplasën nga mjeti S Class që po drejtohej nga Lici.

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, janë të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima.

Sakica dhe Troshani ishin gjithashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH