Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën gjatë mbrëmjes së sotme. Nga të dhënat e para dyshohet se në një anije ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një gomone të vogël në radë, 100 metra nga Porti.
Në gomone raportohet se kanë qenë dy persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar nga ambulance për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.