Kronikë

LAJMI I FUNDIT/ Pistat e para për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Itali

Shkruar nga Liberale

LAJMI I FUNDIT/ Pistat e para për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar

Mëngjesin e 21 Janarit u gjend i vdekur në provincë e Trevizor në itali, 39 vjecari Bledar Dedaj. Ai ndërroi jetë si pasojë e goditjeve të shumta me thikë. Viktima jetonte prej 20 vitesh në Itali, ku kishte krijuar familje dhe ishte babai i dy fëmijëve.

Trupi i viktimës u gjend i vdekur në pyllin e Padernos një fshat në Pieve del Grappa pasi familjarë denoncuan zhukjen e tij.

Hetuesit pritet që të kryejnë ekspertizën në makinën e viktimës, ashtu sikurse veshjet e tij, për të parë nëse autori mund të ketë lënë ndonjë gjurmë ADN-je. Në vendin e ngjarjes, tashmë skenë krimi, janë gjetur gjurmë të shumta gjaku. Karabinierët po ashtu do të analizojnë tabulatet telefonike, si dhe kamerat e sigurisë në zonë.

Deri më tani dy janë pistat kryesore ku autoritete italiane janë fokusuar për sa i takon vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja: hakmarrje ose larje hesapesh.

Ndërkohë familja e shqiptarit kërkon me dëshpërim zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Duke folur për mediat italiane, vëllai dhe motra e 39-vjeçarit mohuan që ai të kishte probleme me drogën, paratë apo persona të tjerë. Ata kërkuan me ngulm të vërtetën për vrasjen e Bledarit, ndërsa hodhën edhe hipotezën se ai mund të jetë vrarë pasi zbuloi diçka që nuk duhej.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH