Një 30-vjeçar në Lezhë është vënë nën procedim penal, kjo për shkak sepse ka dashur të kontrollonte të fejuarën e tij, ndërkohë që ajo ndodhej në banesën e saj.
Sipas asaj që raporton policia, N.K. kishte vendosur një pajisje përgjimi në banesën e së fejuarës së tij, gjë që ka bërë të nisej procedimi penal ndaj tij, për veprën “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.