Kronikë

“Kisha ngelur pa ngrënë”/ I vuri flakën vetes para bashkisë, çfarë e shtyu të bënte këtë veprim ekstrem

Shkruar nga Liberale

“Kisha ngelur pa ngrënë”/ I vuri flakën vetes para

Një 59-vjeçare tentoi të vetëflijohet duke i vënë zjarrin vetes ditën e sotme para godinës së Bashkisë së Durrësit.

Fatmirësisht disa kalimtarë të rastit ndërhynë menjëherë dhe shuan flakët, duke i shpëtuar jetën. Por megjithatë, e moshuara nuk shpëtoi pa pasur disa plagë djegieje në këmbë.

E ulur në një nga stolat e sheshit, me zërin që i dridhej, e moshuara se kishte vendosur që t’i jepte fund jetës për shkak se kishte probleme ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur.

Nga reanimacioni, ajo tregoi arsyen e vërtetë se përse kishte tentuar që t’i jepte fund jetës.

Dëshmia e të moshuarës:

Kam kërkuar ndihmë kudo, më bëjnë presion për një kredi, ka 6-7 muaj. Kam qenë e rregullt me pagesën muaj për muaj. Nuk kisha mundësi më, djali e kishte pagën e ulët.

Më morën nga mikrokredia që ta paguaja, ose paguaje ose do të çojmë në gjykatë dhe të heqim pensionin. Po më detyroni të bëj një veprim që s’dua ta bëj, u thashë. Shkova një javë rresht te banka. Më mori një djalë i thashë s’kam mundësi ta paguaj, s’më intereson më tha.

Kisha për të paguar 200 mijë lekë, për ilaçe e bukë më duheshin se bënin 250 mijë lekë ilaçet. Ndaj dogja veten, më thanë që më kanë çuar në gjykatë. 1 milion pata marrë.

Këtu bashkia s’na jep asgjë, pse na përçmojnë ne? 90 mijë lekë pension, nuk na del, jam me qira. I kam 600 mijë lekë edhe pronarit. Jetoj vetëm me djalin. Punon djali, me 450 mijë lekë. Kam borxhe të tjera, qira, kredi. Edhe 2020, te bashkia s’më japin asnjë lloj drejtimi, ndaj mora kredi. S’kam bukë, s’kam ushqim, të më ndihmojnë me kredinë, për qiranë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH