Kronikë

Karshillëk ndaj policisë duke postuar videon e parakalimit të gabuar, gjobitet shoferi në Elbasan

Shkruar nga Liberale

Karshillëk ndaj policisë duke postuar videon e parakalimit të

Një shofer i ka bërë karshillëk ndaj Policisë së Shtetit duke postuar në rrjetet sociale një  videon ku bën një parakalim të gabuar. Por policia merr videon si provë e shkeljes së rregullave të qarkullimit për t'i vendosur një gjobë të mirë shoferit. 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan i kanë vendosur shtetasit me inicialet B.S., masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ai kreu parakalim të gabuar në afërsi të kryqëzimit në unazën e Elbasanit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në afërsi të kryqëzimit dhe në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në unazën e qytetit Elbasan, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin B. S., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 16, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH