Kronikë

Kapet me kanabis, arrestohet i riu në Lezhë

Shkruar nga Liberale

Kapet me kanabis, arrestohet i riu në Lezhë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi akuzohet për shit-blerje narkotikësh.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi, Xhuljan Muça, 24 vjeç pasi u kap me një sasi cannabisi, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen në qytet.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Patrullës së Rendit të Policisë së Lezhës kanë ndaluar për kontrolle, automjetin me drejtues shtetasin E. Gj. dhe ku ishte pasagjer shtetasi Xh. M..

Nga kontrollet, shtetasit Xh. M. iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit, ndërsa në automjet u gjet një fenelinë si e Policisë, e cila mbahej ilegalisht nga drejtuesi i automjetit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, u arrestua shtetasi Xh. M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH