Kronikë

I kërkuar për vrasje në tentativë dhe vjedhje, arrestohet shqiptari nga Kosova në Portin e Durrësit

Shkruar nga Liberale

I kërkuar për vrasje në tentativë dhe vjedhje, arrestohet

Policia në Durrës ka arrestuar një shtetas kosovar, 61-vjeçar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Efektivët shprehen se kosovari ishte në kërkim për tentativë vrasje dhe vjedhje e rëndë.

Ndalohet në dalje të Shqipërisë, një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”. Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH