Kronikë

I dehur në timon përplasi një automjet në qendër të Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari

Shkruar nga Liberale

I dehur në timon përplasi një automjet në qendër

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, përplasi dhe një automjet tjetër.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH