Kronikë

EMRI/ Humb jetën 18-vjeçari në Tiranë pas sherrit me thika mes të rinjve. Policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Humb jetën 18-vjeçari në Tiranë pas sherrit me thika

Aurelio Dervishi, 18-vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një sherri me thika mes të rinjsh.

Policia tha se të rinjtë kanë qenë me makina të ndryshme dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve të para, i riu mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës

Tiranë/Informacion paraprak i policisë mbo ngjarjen:

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.


Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH