Kronikë

Gjendet arma e krimit me të cilën vajza vrau babanë në Durrës

Shkruar nga Liberale

Gjendet arma e krimit me të cilën vajza vrau babanë në

Forcat RENEA dhe policia e Durrësit sapo kanë gjetur armën e krimit, sipas tregmit në vendngjajre të 19 vjecares. 

Grupi hetimor ka gjetur gjurmë gishtërinjsh të familjarëve në qesen me të cilën ishte mbështjellë trupi i të ndjerit.

Duke iu referuar burimeve nga policia, se pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

“Sipas informacioneve nga policia, nga detajet që kanë mbledhur hetuesit në vendin  e ngjarjes por edhe përgjatë këqyrjes së kufomës, ka patur shenja të tjera gishtërinjsh  të familjarëve të tjerë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë ngjajre të rëndë  por se kush e ka shkrepur armëen akoma nuk është përcaktuar.

Vajza i qëndron deklaratës së thënë në fillim, ku pretendon se ka qenë e vetme dhe deri në fund. Policia tashmë ndodhet në hapat e fundit të hetimeve dhe nga informacionet që kam priten arrestime gjatë orëve në vazhdim. Siç e thashë, janë gjetur gishtërishnj në qesen që ishte mbledhur trupi i pajetë i 50 vjeçarit, që ishte groposur rreth 60 metra larg banesës. Janë gjetur shenja të familjarëve, të cilët sipas polciisë kanë bashkëpunuar në këtë krim të rëndë.”, raportoi gazetari.

Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia 10 ditë pasi familja Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin. Gjatë punës për kërkimin e 50 vjeçarit u vu re se asnjë prej familjarëve pavarësisht denoncimit nuk kishte kontaktuar me të në telefon ndërsa makina e tij u gjet e parkuar jo shumë larg fshatit.

Këto detaje nxitën policinë të thellonte hetimet. Gjatë një kontrolli, policia gjeti shumë pranë banesës trupin e 50 vjeçarit mbështjellë me qese dhe batanije. Autorësinë e krimit të rëndë e ka marrë përsipër 19 vjeçarja me pretendimin se i ati donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një djalë që jetonte në emigrim."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH