Kronikë

Gazetari: Në zhdukjen e Ervis Martinajt morën pjesën rreth 100 persona

Shkruar nga Liberale

Gazetari: Në zhdukjen e Ervis Martinajt morën pjesën rreth 100

Gazetari Ferdinand Dervishi foli në lidhje me operacionin e SPAK, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Dervishi tha se në vrasjen e Brilant Martinajt morën pjesë 15 veta, ndërsa në zhdukjen e Ervis Martinajt morën pjesën rreth 100 persona.

"Ne jemi në rrugë të mbarë, sigurisht ka ngjarje kriminale që janë të vështira për t’u zbuluar, sepse krimi është sofistikuar. Krimi ecën gjithmonë një hap përpara, kemi zhdukje personash.

Ka vrasje me telekomandë, por unë do thoja që nuk është se nuk e di policia për Ervis Martinaj. U bën dy grupime të mëdha dhe filluan të vrisnin njerëzit e vet dhe mbeti vetëm në fund fare.

Policia e di shumë mirë se si ka ndodhur. Në vrasjen e Brilant Martinajt kanë marrë vesh 15 veta. Policia e di mirë që në zhdukjen e Martinajt kanë qenë të mobilizuar 70-100 veta", theksoi gazetari në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH