Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion “blic” në Vlorë gjatë natës së 9 gushtit.
Mësohet se zona e “Ujit të Ftohtë” “u rrethua” nga policia, teksa ky operacion kishte në fokus personat e shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë. Megjithatë, raportohet se në këtë aksion të Forcave RENEA nuk ka marrë pjesë policia e Vlorës.
Mësohet gjithashtu se kontrolle janë kryer edhe në një hotel, teksa ende nuk dihet nëse ka pasur persona të arrestuar.