Kronikë

EMRI/ Po lëvizte me automjet për të shitur armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Po lëvizte me automjet për të shitur armë zjarri,

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”.

Në pranga mësohet se ka rënë 20-vjeçari Mateo Ndreu, pasi lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri.

Gjatë operacionit është sekuestruar arma e zjarrit pushkë me municion luftarak, të cilën i riu e posedonte pa leje.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH