Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rodos të Greqisë pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar.
Rreth orës 05:30, një automjet tip "Peugeot" i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, i lindur në Berat dhe banues në Rodos, po lëvizte në aksin Rodos-Kallithea.
Viktima është identifikuar si Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç, shtetas i Finlandës.
Aksidenti ka ndodhur kur viktima ka tentuar të kalonte rrugën vertikalisht në aksin Rodos-Kallithea, në një pikë ku nuk ka kalim për këmbësorët.
Toivonen u transportua me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, por këtë më pas humbi jetën.