Kronikë

Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA

Shkruar nga Liberale

Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga

Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë qytetet ku trafiku i drogës është më i përqendruar aktualisht, tha gazetari Sokol Dema në “Studio Live” në Report Tv në intervistë me Arbër Hitajn. Si trend të ri, Dema përmendi trafikun e drogës përmes postës nga SHBA.

Ka një dallim në varësi që drogës që shitet. Kokaina vjen nga vendet e Amerikës latine, Turqia është furnizuese e heroinës. Kanabisi është kryesisht i tregut vendas.  Në javët e fundit ka një trend të një lloji tjetër kanabisi që po vjen nga SHBA. Anti droga ka goditur disa raste që kanë ardhur në mënyrë të përmbledhur. Është një lloj kanabisi që kushton shumë më shtrenjtë dhe vjen me postë nga SHBA. Ka pasur disa alarme nga ana e policisë. Ka njëlloj vëmendje të madhe. Çmimi i këtij lloj kanabisi është shumë i lartë. Atje blihet me çmim të ulët dhe vjen e shitet këtu shumë shtrenjtë”, tha ai.

“Në operacionet që janë kryer nga tempulli Elbasani ka pasur numër të konsiderueshëm të arrestimeve për shpërndarje. Në Tërësi Tirana është në krye. Por në rrethe Elbasani, Shkodra. Nëse shkojmë në Fushë Krujë në Rrëshen në Rubik, edhe në urën vajgurore ka raste të shtuara. Pra mund të themi se kemi të bëjmë me një trend në rritje. Ka një trend të frikshëm të drogë tullumbace, për fat të mirë sot e kemi konsideruar dhe është sipas ligjit zyrtarisht drogë. Policia forcën goditëse muajt e fundit e ka pasur në  një nivel më të lartë”, shtoi Dema.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH