Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një i moshuar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet, ku 83-vjeçari është gjetur i varur. Paraprakisht dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje, megjithatë policia ka nisur hetimet për zbardhjen plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2024, në Marqinet, dyshohet se është vetëvarur në një pemë në oborrin e banesës shtetasi Xh. I., 83 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.