Një 66-vjeçari, i cili rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh, është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Hoçisht në Devoll. Trupi i pajetë i tij është gjetur ditën e sotme rreth orës 12:55 dhe nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se 66-vjeçari me iniciale Sh. Ç., banues në fshatin Përparimaj, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore.
Nga verifikimi i kryer rezulton se ai është larguar nga banesa në datën 6 dhe është denoncuar i zhdukur nga mbesa e tij një ditë më pas.
Sipas familjarëve ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe është larguar disa herë nga banesa.
Njoftimi i Policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2024, rreth orës 12:55, në afërsi të fshatit Hoçisht, Devoll, është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll. Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 06.02.2024.
Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore.