Kronikë

Dyshohet se abuzonte me vajzën e mitur, flet kolegu i 48-vjeçarit: Sjellja e vajzës së tij më bëri përshtypje

Shkruar nga Liberale

Dyshohet se abuzonte me vajzën e mitur, flet kolegu i 48-vjeçarit:

Kolegu i 48-vjeçarit të arrestuar nga Policia e Kavajës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, ka deklaruar për “Jetë Shqiptare” se Bledar Rako nuk e ka kryer një akt të tillë.

Ai u shpreh se kolegu i tij ishte një person mjaft i rregullt dhe kujdesej maksimalisht për familjen e tij.

“Bledi ka pasur sjellje shumë të shkëlqyer. Një djalë i mrekullueshëm, brenda rregullave. Një djalë që respektonte familjen, e mbante, punonte. Punonte dy punë, edhe natën që të mbante familjes.

Nuk ka pasur asnjë sjellje që të më ketë bërë përshtypje”, tha ai, teksa bëri me dije edhe momentin kur bashkëshortja e Bledarit i komunikoi arrestimin e tij.

“Në mëngjes u nisa në punë, e mora në telefon nuk mu përgjigj. Nga ora 9 e 30-9:45 I shkova te shtëpia që të merrja vesh arsyen, doli bashkëshortja me vajzën.

E pyeta ku është Bledi sot? Bledi më tha, është në burg. E kanë arrestuar, tha, mbrëmë. U shokova. E pyeta për arsyen, tradhti, tha, brenda familjes. U shokova nga fjalët që tha”, u shpreh ai më tej.

Kolegu i Bledarit theksoi se në dijeninë e tij nuk kanë patur probleme në familje. Ai shprehu bindjen se Bledari nuk do e kryente asnjëherë një akt të tillë.

“Vajzën e pashë, isha ngjitur me të. Sikur nuk kishte ndodhur gjë fare. Sjellja e vajzës më bëri shumë përshtypje.

Në dijeninë time s’ka pasur problem në familje. Se ai me mua u hapte shumë, tregonte çdo gjë. Probleme në familje nuk ka pasur fare. Absolutisht Bledi nuk e ka kryer një gjë të tillë, e besoj pafund.

Për mua është për t’u habitur. Kjo është një, punët e tyre. Nuk ndodh te Bledi kjo gjë”, deklaroi ai.

48-vjeçari Bledar Raku u arrestua një ditë më parë nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.

Sipas policisë, kallëzimi në polici u bë nga vetë vajza 15-vjeçare e cila deklaroi para efektivëve se është abuzuar seksualisht nga i ati i saj për 4 vitet e fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH