Kronikë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Levan-Fier, plagosen RËNDË 4 persona

Shkruar nga Liberale

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin

Një aksident ka ndodhur në  aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit.

Mësohet janë përplasur kokë më kokë dy automjete.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit nga dy autoambulanca.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk dihet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun, pasi njëra prej korsive është bllokuar, duke shkaktuar radhë kilometrike.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH