Kronikë

Dosja “Babale”, shtyhet seanca për deputetin në Apel, Salianji: Herën tjetër do të sjell prova të reja

Shkruar nga Liberale

Dosja “Babale”, shtyhet seanca për deputetin në Apel,

Mediat njoftojnë se është shtyrë për në datë 24 Prill gjyqi për Ervin Salianjin për dosjen “Babale”. Ervin Salianji tha se në seancën e radhës do të ketë prova të reja.

“Ne kemi prova shkencore të provës së fajit, ngarkesës së barrës së provës që duhet ta ketë prokuroria. Do ju nxjerr prova që denoncimi im është 100% i vërtetë dhe institucionet shqiptare kanë shmangur hetimin pasuror të Geros Xhafës.

Besoj që do të kemi të gjithë kohën dhe detajet në seancën e datës 24 Prill. Nuk kam marrë asnjëherë sulme personale ndaj gjykatës apo prokurorëve edhe pse të gjithë janë të shkarkuar nga vettingu.

Gjyqtari Artan Gjermeni është në përgjimet e italianëve që ishte “zar” i fëlliqur i Enver Dondollakut dhe mendojnë se do të më mbyllin gojën mua apo opozitës. Është hera e parë që një deputet gjykohet nga gjykata të juridiksionit të përgjithshëm dhe jo SPAK-ut” tha ai.

Përfaqësuesi ligjor i gazetarit Jetimir Olldashi, Indrit Sefa kërkon përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.

Por përse u dënua Salianji?

Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.

Shkalla e parë e dënoi me një vit burg për dosjen “Babale” me akuzën e kallëzimit të rremë. Nëse Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin, deputeti Salianji rrezikon burgun dhe prangat do i vendosen në sallën e gjyqit, gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbimi. Tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH