viktima Xhimi Bakaj
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 23-vjeçari, Xhimi Bakaj u qëllua për vdekje me thikë nga 39-vjeçari Xhuliano Mihaj.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar i krimit kishte ishte i divorcuar, ndërsa ish-bashkëshortja e tij kishte nisur bashkëjetesën me të riun.
Ish-gruaja e tij, me të cilën ka dhe dy fëmijë, kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin Bakaj.
Autori i dyshuar Xhuljano Mihaj e ka takuar në rrugë të riun dhe pas një debati verbal e ka qëlluar tre herë me thikë. I riu u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.